Moderatorja e njohur, Sabina Meta, ka plasur “bombën” e radhës. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Sabina ka treguar se një këngëtar shqiptar, për të cilin vajzat “çmenden”, i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.
E sigurisht kjo ftesë nga ai ishte refuzuar nga moderatorja, teksa më tej shtoi se kishte mbetur e habitur në një intervistë të dhënë nga vetë artisti ku shprehej se nuk do të tradhtonte kurrë.
Tani, ndonëse Sabina nuk përmendi emra, teksa dëgjuam moderatoren të fliste diku na shkoi mendja, dhe ka qenë pikërisht ai këngëtar i cili tha se nuk tradhton, por a është vallë ai?! Ngelet për t’u parë!
“Është një personazh shumë i famshëm në Shqipëri. Kam dëgjuar një intervistë të tij ku tha se nuk tradhton kurrë megjithatë jam paksa skeptike. Ndoshta mund të mos tradhtonte në atë ftesën që më ka bërë mua se nuk i dihet gjërat sesi shkojnë. Në orën 12 të natës nuk ka as çaj as kafe, maksimumi do pish një gotë verë dhe nuk e di çfarë të merr rrjedha më pas. Ky është një këngëtar shumë i famshëm, e njohin të gjithë, megjithatë nuk ka vend për të përmendur emra. Thonë që është i lidhur, por unë nuk jam interesuar, sepse nuk më intereson. Mbase dhe mund t’i kisha dhënë mundësinë për të më njohur, por këto ftesat thjesht për seks nuk janë për mua. Nuk jam nga ato njerëz që provojnë ‘one night stand’ (seks për një natë). Përgjigja ime ka qenë jo. Mendoj kam qenë ndër të paktat vajza që i kam thënë jo sepse është një personazh shumë i dashur nga të gjithë”, tha Sabina.