Moldavia dhe Kosova kanë barazuar 1:1 në duelin e sotëm në “Ennio Tardini” të Parmas në Itali, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për pikën e fituar, ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Moldavisë me anë të një postimi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Përfundoi 1:1 në Parma. Moldavia luftoi dhe mori një pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Kosovës. Rrugë të mbar djema”, shkruhet në postim.
Po ashtu komentuesit janë shprehur të lumtur për një barazim që kanë marrë përballë Kosovës.