Ditë me parë portali Albanienshow kishte shkruar që agjencioni kosovar ‘Gecjan Fashion Group’ është pretendenti kryesor për ta marrë çmimin e madh “The Best International Model Agency”. Çmim ky i cili ndahet në Stamboll nga “TÜRKIYE’NİN İNCILERİ”
Ashtu siç pritej edhe ndodhi, producenti Ilir Geci dhe agjencioni të cilin e ka themeluar ai ‘Gecjan Fashion Group’ kanë marrë çmimin e parë në këtë event të madh kur morën pjesë shumë agjencione nga e gjithë bota.
Nata finale e ndarjes së çmimeve u organizua me datën 1 Mars ne ‘Swiss Hotel’ në Stamboll, ku përveç çmimeve për aktorët, këngëtarët, biznesmenët më të suksesshëm në Botë, u nda edhe çmimi ‘The best International Model Agency’ të cilën e fitoi ‘Gecjan Fashion Group’.
Në këtë event Geci ishte i shoqëruar edhe nga dy top modelet e njohura kosovare, Kosovare Halimi dhe Blerta Veseli.
Kujtojmë që gjithë ky sukses i jashtëzkonshëm për agjencionin shqiptar vije pas organizimeve me përmasa ndërkombëtare që ka bërë ‘Gecjan Fashion Group’ në trojet shqiptare.
Organizimi i fundit i cili la pa fjalë jurinë e “TÜRKIYE’NİN İNCILERİ” ishte java e modës në Prishtinë, javë kjo e cila ngjasonte me javën e modës në Milano.