Edhe pse ka shumë kohë që nuk merret me muzikë, ajo padyshim do të mbahet mend si një nga këngëtaret bjonde (asokohe) më të dashura për publikun. Bëhet fjalë për Rezarta Shkurtën, bashkëshorten e nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.
Rezi tashmë është producente dhe CEO në disa kompani imazhi dhe fotografie. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht në Instagram, ku poston foto e video nga përditshmëria dhe jeta profesionale.
Së fundmi Rezarta ka menduar t’i rrisë pak temperaturat, por jo vetëm, edhe të ndezë pak debat. Ajo ka publikaur një video shumë të veçantë teksa është duke shijuar disa ditë pushime me familjen.
Në video duket ajo së bashku me Ermalin në një jaht luksoz, të cilët nuk kanë nguruar të ndajnë me ndjekësit edhe disa momente romance. Fëmijët e tyre ndodhen gjithashtu në jaht. “Gjysma ime”, ka shkruar Rezarta krahas videos.