Një mbrojtës i skuadrës së Argentinos Juniors pësoi një lëndim të tmerrshëm në gjurin e tij të majtë të martën gjatë një ndeshje të Copa Libertadores në Buenos Aires.
Luciano Sanchez pësoi një lëndim tejet serioz pas një ndërhyrje nga legjenda e Realit, Marcelo, i cili tani luan për skuadrën braziliane, Fluminense, raporton KosovaPress.
Bashkëlojtarët e Sanchez fillimisht menduan se ai ka thyer këmbën, por raporti mjekësorë i publikuar nga klubi tha se gjuri i lojtarit ishte nxjerrë komplet nga vendi.
Marcelo u ndëshkua m pas me karton të kuq, dhe u largua nga loja në lot gjatë kohës sa argjentinasi bërtiti me zë të lartë për shkak të dhimbjeve të mëdha.
Incidenti ndodhi gjatë minutës së 56’ të ndeshjes, e cila më pas përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Videon e rastit në fjalë e gjeni më poshtë.