Dueli ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” nuk u kthye në një mbrëmje të paharrueshme për Erling Haland dhe babanë e tij.
Arsyeja? Norvegjezi nuk arriti të shkëlqente ashtu siç pritej, ose të paktën të luante njësoj si ndaj Bajernit apo ekipeve të tjera në Premier Ligë.
Nga ana tjetër babi i tij Alfi ka debatuar me tifozët madrilenë pas golit të barazimit nga De Bryjn. Ai u shoqërua nga rojet e sigurisë teksa e larguan nga tribuna ku ndodhej.
Alfie Haaland is seen being escorted from the Bernabeu last night, following an altercation with Real Madrid fans during their Champions League semi-final against Man City ⚽🏆 pic.twitter.com/NSrsKDWyzc
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 10, 2023
Rikujtojmë që ndeshja e mbrëmshme u mbyll 1-1, dhe gjithçka mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit të mërkurën në 17 maj në stadiumin “Etihad”.