Morena Taraku pas shumë vitesh është rikthyer në një intervistë ku ka treguar të rejat mbi të.
Morena ka pranuar në shtëpinë e saj në Stamboll, Labin për episodin e parë të sezonit të 18-të, ku ka zbuluar se pranë vetes atje ka dhe babain e saj.
Një detaj goxha interesant është se shtëpia e Morenës në Stamboll është një nga lagjet më luksoze të këtij vendi, e në të jetojnë yjet të mëdha turke.
Një ndër ata që është shumë afër shtëpisë së saj është ikona e muzikës në Turqi, Ibrahim Tatiles.