T’i drejtohesh dikujt duke i thënë “Mos e merr personale” është mjaft e zakonshme dhe përgjithësisht përdoret me qëllime të mira Nuk është çudi që kushdo të nervozohet ose të mos e mirëpresë mendimin e dikujt, ndaj fraza “Mos e merr personale” është e natyrshme. Mirëpo ekspertët e psikologjisë vënë në dukje se në disa raste, kjo frazë është një formë manipulimi dhe e rrezikshme.
Ata i referohen “gaslighting” – një term që përshkruan abuzimin dhe manipulimin psikologjik, kur një person bën dikë tjetër që të dyshojë te mendimi i tij, te perceptimi i realitetit dhe te kujtimet. Njerëzit që përjetojnë këtë formë abuzimi mund të ndihen të hutuar, të shqetësuar dhe të paaftë të besojnë në vetvete. Dr. Claire Jack, një terapiste me bazë në Edinburgh, thotë se fraza “mos e merr personale” zakonisht i referohet një shenje shqetësuese. Për Psychology Today ajo theksoi se këta njerëz, pasi lëndojnë, reagojnë në këtë mënyrë kur vënë re se dikush është i ndjeshëm. Përmes këtij reagimi – pra duke thënë “Mos e merr personale – thekson Dr. Claire Jack, këta njerëz zhvlerësojnë përvojën e dikujt tjetër. Në rastin e “gaslighting”, problemi kryesor me “ti po e dramatizon kot” ose fraza të ngjashme është se, e përdorur në kontekst të gabuar, mund të largojë aftësinë tuaj për të zotëruar ndjenjat.
Pavarësisht se sa të justifikuara mendojnë njerëzit e tjerë se janë reagimet tuaja, ato ekzistojnë pikërisht ashtu – janë tuajat. Nuk i takon askujt tjetër që t’ju tregojë se si ndiheni, ose sa të pranueshme janë ndjenjat që përjetoni. Psikoterapistja Stephanie Sarkis, autore e “Gaslighting: Si të njihni njerëzit manipulues dhe abuzues emocionalisht”, tha për Health se “pas një kohë, ju filloni të besoni se ata, pra manipuluesit, kanë të drejtë”.
“Sa më shumë t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt dhe të vini në dyshim realitetin, aq më shumë do të besoni te ky person më vonë. Me kalimin e kohës, përfundimisht do të arrini në një pikë ku vetëbesimi do të shkatërrohet dhe nuk do t’i besoni më vetes”.
Këta njerëz, të njohur si “gaslighters”, janë të pranishëm në të gjitha sferat e jetës, në shumë marrëdhënie dhe çuditërisht mund të jetë e vështirë që të kuptohet toksiciteti i një marrëdhënieje të tillë. Njerëzit që përpiqen të gjykojnë dhe zotërojnë emocionet tuaja janë përherë të rrezikshëm. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL