Partnerja e Shpatit ka reaguar ashpër me një postim.
Ka pak ditë që këngëtari Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvije Jao i kanë dhënë fund beqarisë, shkruan lajmi.net.
Çifti njoftuan se janë kurorëzuar, ndërsa kanë publikuar edhe disa fotografi së bashku, ku pranuan urime të shumta.
Por, në rrjet qarkulluan thashetheme se dyshja e kanë anuluar dasmën, ngase e kanë në prioritet sjelljen në jetë të një fëmije.
Pas këtyre thashethemeve ka reaguar partnerja e Shpatit përmes një postimi të gjatë.
Ajo ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet, duke bërë thirrje që të mos preket më ajo që është kaq e shenjtë.
“Jam zgjuar me urimet që do bëhem nënë! Jam zgjuar me thirrjet e familjarëve që më kanë qortuar se pse nuk u kam treguar atyre se ne presim fëmijë! Se ne kemi anuluar dasmën! Ju lutem portale ndaloni me lajmet e rreme! Ju lutem ndaloni duke përmendur gjënë më të shenjtë që mund të falë Zoti, fëmijën! Ju lutem ndaloni me anulimet e dasmës sa herë që iu kujtohet juve! Çdo gjë që thuhet për ne është thjesht imagjinatë e tjerëve. Veç unë e Shpati e dimë ça do bëjmë e ça jemi duke bërë, e ça duhet të tregojmë për publikun. Askush s’ke të drejtë të flasë në emrin tonë. Ndonjëherë dëgjon fjalë për ty që as ti nuk i di për veten tënde. Në vend që të suportoni 1 artist qe ka publikuar këngë të reja, ju suportoni fjalët e tjerëve, pa pasur asnjë bazë e fakt! Zoti u ndihmoftë e ua shtoftë respektin për jetën e të tjerëve”, shkruan Selvija.