Njihuni me historinë e dhimbshme të vogëlushes 9-vjeçare nga Gjirokastra, e quajtur Ana.
Ajo është braktisur nga i ati dhe për momentin jeton me gjyshen dhe nënën e saj. Ajo rrëfen se para ca kohësh është dëmtuar në kokë pasi është përplasur me një derë dhe që atë ditë ka filluar t’I dhëmbë koka.
Së fundmi ajo është diagnostikuar me tumor në kokë, i cili po i rrezikon edhe shikimin. E ëma e saj shprehet se operacioni është shumë i kushtueshëm dhe nuk ka mudësi financiare që ta përballojë. Më tej ajo i lutet të gjithë shqiptarëve që ta ndihmojnë që të shpëtojë vajzën e saj. “Ju lutem mos më lini të vdes, nuk dua ta lë mamin vetëm!”- është ky përgjërimi rrëqethës i vogëlushes. Më poshtë gjeni edhe numrin e llogarisë në foton që ka mbërritur në redaksinë tonë, ku kërkohet ndihmë për 9-vjeçaren.