spot_img

Moti për javën tjetër në Kosovë, e mërkura dita më e ngrohtë

spot_img

Edhe gjatë javës në vijim mbetet mot i ndryshueshëm, por i ngrohtë, me diell dhe vransira. Orëve të pasdites me reshje lokale shiu dhe bubullima.

7.06.2020 – Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave jostabile të presionit të ulët, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me diell dhe vransira, derisa orëve të pasdites do të ketë mundësi për zhvillime të reshjeve lokale të shiut me bubullima, e ditën e martë edhe të shtrëngatave të shpërndara me shi. Rrymat e ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të mbajnë temperaturat e rritura në pjesën e epërme të vlerave mesatare. Në pjesën e dytë të javës masa më të freskëta ajrore nga Atlantiku që pritet të depërtojnë mbi rajon, do të zbresin lehtë temperaturat, por që mbeten përreth vlerave normale për këtë periudhë kohore.

8.06 – Ngrohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. 9.06 – Shumë ngrohtë, vransira dhe diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. 10.06 – Shumë ngrohtë, diell dhe vransira. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. 11.06 – Ngrohtë, pjesërisht vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. 12.06 – Ngrohtë, me diell, e gjatë ditës pjesërisht vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri 13C, e maksimalet nga 25C deri 27C, e deri të premten do të pësojnë një rënie të lehtë në 23C. Era do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet pak nën vlera normale, me tendencë të rënies në pjesën e dytë të javës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img