Khloe, Kourtney, Kim dhe Kylie po shijojnë pushimet në një vend tropikal.
Kim pas thashethemeve për ndarje nga bashkëshorti i saj ka shkuar në pushime duke u vendosur në njërin nga hotelet më luksoze pranë detit, transmeton lajmi.net.
Ajo ditën e djeshme publikoi fotografi në Instagram e cila u shfaq në bikine me poza nga ballkoni ku kishte vendosur edhe një shami në kokë të markës “Dior”, derisa vëmendjen e merrte barku dhe këmbët e saj. Natyrisht se postimi i saj mori mijëra pëlqime dhe komente për pak orë.
Bashkë me Kim është edhe motra e saj, Kylie e cila po ashtu po tregon figurën e saj joshëse nga pushimet luksoze.
Një nga fotografitë që ka publikuar, ajo u pa veshur me një fustan të hollë e cila dukej shumë bukur me kombinimin që i kishte bërë.
Vlen të theksohet se bashkë me Kardashian dhe Jenner janë edhe fëmijët e tyre të cilat po e shijojnë një pushim familjar në mungesë të bashkëshortëve.
Në disa fotografi të publikuara nga paparazzet shihen edhe dy meshkuj bashkë me to por nuk është dhënë ndonjë informacion se kush mund të jenë dhe pse janë bashkë me Kardashian/Jenner në pushime.
Ndryshe, edhe një fotografi provokuese e Kourtney nuk mungoi e cila pozoi nga pishina me bikine ngjyrë të kuqe.
Rikujtojmë se edhe, Kendall ishte bashkë me motrat por ajo është rikthyer në Los Angeles teksa sot ëstë parë duke shkuar disa orë në palestër./Lajmi.net/