Tottenham Hotspur synon një blerje të madhe nga Serie A.
Tottenham i Jose Mourinhos dëshiron të ketë në skuadër Nicolo Zaniolon.
Lajmi i bujshëm raportohet nga Daily Express sipas të cilëve Spurs ja kanë bërë propozimin e parë Romës duke i ofruar 45 milionë sterlina për kartonin e talentit italian, rreth 50 milionë euro.
Një shifër kjo që është në linjën e asaj çfarë kërkon klubi kryeqytetas për të lënë të lirë Nicolo Zaniolon për shërbimet e të cilit interesohen edhe Interi e Milani.
Roma dhe Tottenham kanë raporte të mira pasi 7 vite më parë verdhekuqtë shitën te Spurs Eric Lamelan për 30 milionë euro.