spot_img

Muhamet Hyseni ‘Ylli i javës’

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Llapi, Muhamet Hyseni!

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Blerim Haxholli, Selajdin Jerliu dhe Luan Tabaku.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të t’i takojë Muhamet Hysenit, lojtar i @k.f.llapi , pasi në fitoren kundër Fushë Kosovës pati paraqitje shumë të mirë, duke realizuar një gol dhe një asist në fitoren bindëse, 3:0. Për Hysenin ky është çmimi i katërt në këtë edicion.

Pasi mori këtë çmim futbollisti llapjan u shpreh i lumtur për vlerësimin. “Jam i Iumtur që për herë të katërt nderohem me këtë çmim. Falënderues çdoherë për ata që më vlerësuan. Çmimin e ndaj me bashkëlojtarët. Meritat janë të përbashkëta, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Falënderoj klubin e Llapit, e në veçanti stafin e trajnerëve që po bëjnë një punë shumë profesionale dhe po na japin mbështetje të parezervë, e ku punën e tyre po e vërtetojmë me paraqitje të mira në çdo ndeshje. Për mua është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Nuk do të ndalem asnjë moment për suksese të reja…Forca Llapi! Forca Legjenda”, ka theksuar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img