Muharrem Jashari ka vazhduar me paraqitje shumë të mira me fanellën e LNZ Cherkasyn, duke qenë protagonisti kryesor në fitoren ndaj Karpaty Lviv.
LNZ Cherkasy ishte duke humbur pas pjesës së parë me rezultat 1-0, për ta kthyer rezultatin në pjesën e dytë dhe për të fituar me rezultat 2-1.
Fillimisht Jashari asistoi te goli i barazimit që u shënua nga Gennadiy Pasich në minutën e 61-të.
Jashari arriti të shënojë golin e fitores në minutën e 77-të për 2-1.
Mesfushori që luan të gjitha rolet në këtë repart, ka dy gola dhe dy asistime deri më tani.
Dyshja shqiptare e mbrojtjes te LNZ Cherkasy, Hajdin Salihu dhe Ajdi Dajko luajtën gjithëndeshjen.
LNZ Cherkasy është në vendin e dytë në elitën e futbollit ukrainas me 9 pikë pas pas katër ndeshjesh.
Jashari në një intervistë të dhënë për Telegrafin disa ditë më parë ka thënë se është gati për Kosovën kurdo që ftohet.