spot_img

Muharrem Sahiti flet për intervistimin e tij nga Policia rreth një veture të FFK-së

spot_img

Ditëve të fundit, Muharrem Sahiti ka qenë në qendër të vëmendjes pas njoftimit të Policisë së Kosovës për intervistimin e tij dhe të tre zyrtarëve të tjerë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Policia e Kosovës njoftoi se pas hetimeve të bëra, Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë e kishte sekuestruar një veturë, e cila ishte blerë nga Federata e Futbollit, por që në ndërkohë kishte kaluar në pronësi të Muharrem Sahitit, i cili e mban postin e drejtorit të Kombëtares së Kosovës pranë FFK-së.

Ish-futbollisti i famshëm kosovar, Muharrem Sahiti, tri ditë pas intervistimit nga Policia, ka pranuar të flasë ekskluzivisht për “Gazetën Express”, në përpjekje për ta sqaruar gjithë situatën e kësaj veture që u bë shumë mediatike në vendin tonë.

Drejtori i Kombëtares së Kosovës thotë se veturën në fjalë e mban veç në shfrytëzim dhe se nuk është e tija personale. Ai thotë se ka qenë normale ftesa që ka marrë nga Policia për t’u intervistuar, pasi disa njerëz me pretendime për ta marr në duart e tyre federatën kanë shkuar në Polici dhe ka shpifur.

“Vetura që po përmendet është aset i Federatës, unë e kam në shfrytëzim për aq sa kam kontratë unë me FFK-në. Ka qenë kërkesë e imja që vetura të regjistrohet në emrin tim dhe këtë e kam bërë shkaku i udhëtimeve të shpeshta që i kam jashtë vendit si drejtor i Kombëtares. Më bie të kaloj shpesh me veturë edhe përmes Serbisë, e cila dihet që nuk e njeh Federatën e Futbollit të Kosovës. Kjo është krejt ajo, nuk ka diçka tjetër”, thekson fillimisht Sahiti për “Express”.

Ish-ndihmës selektori i Kosovës tutje thotë se ndihet plotësisht i pastër dhe tregon se vetura i është kthyer pasi fillimisht ishte sekuestruar nga Policia.

“Rasti është ekzagjeruar. Vetura më është kthyer”, tregoi ai.

Ai ia lë në dorë drejtësisë këtë punë, të cilën thotë se e kanë nisur disa njerëz, kushedi se me çfarë qëllimi, të cilët e kanë paraqitur rastin në polici.

“Janë disa njerëz që kanë shpif, pasi në këtë formë shohin rrugë për të arritur deri te ambiciet e veta. Kështu që na ka ftuar Policia për të na pyetur nëse ato shpifje janë të vërteta. Pra, krejt kjo u bë shkaku i shpijeve të individëve të pandërgjegjshëm. Synimet duhet t’i arrijnë përmes formave demokratike e njerëzore, e jo përmes spifjeve në Polici e formave të tilla”, u shpreh Sahiti.

Sahiti, dikur futbollist i njohur dhe trajner, insiston se karriera e tij e pasur dhe personaliteti që e ka, nuk ia lejojnë kurrë që ta bëjë ndonjë veprim të kundërligjshëm, derisa thotë se gjithmonë ka punuar me nder dhe me qëllim të avancimit të futbollit kosovar, të cilin e kishte ndihmuar edhe në kohërat më të vështira.

57-vjeçari njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili po mbahet për një muaj në arrest shtëpiak me akuzat për “keqpërdorim të besimit” dhe për “shmangie nga tatimi”.

Në vazhdën e thirrjes për intervistim të zyrtarëve të Federatës së Futbollit, e cila ka përfunduar nën “llupën” e Njësitit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, në këtë fillim-jave u thirr edhe Muharrem Sahiti, së bashku me tre zyrtarë të tjerë të profilit të lartë të FFK-së.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img