spot_img

Mundësi e artë: Ky është parku në SHBA që në tokën e tij ka diamante, nëse i gjeni i merrni me vete

spot_img

Në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndodhet një minierë e diamantit, e cila është e hapur për publikun. Vizitorët mund të mbajnë çfarëdo guri kristali që gjejnë në tokën e kësaj miniere. Deri më tani janë gjetur mijëra diamante që prej hapjes, shkruan Gazeta Metro.

Krateri i Parkut Shtetëror të Diamanteve është një park shtetëror që ndodhet në Arkansas të SHBA’ve, me një sipërfaqe prej 369 hektarët tokë.

Ky park e ka një sipërfaqe të lëvruar dhe është vendi i vetëm në botë që ka diamante, e që është i arritshëm për njerëzit dhe lejohet të marrin gurë të çmuar nëse dikush gjen ndonjë prej tyre.
Diamantët janë zbuluar vazhdimisht në këtë fushë minierë që nga viti 1906, derisa në vitin 1972 u shpall park shtetëror nga Departamenti i Parqeve dhe Turizmit të Arkansasit.

Në bazë të statistikave deri më tani vizitorët që e kanë vizituar këtë park, kanë gjetur më shumë se 600 diamante çdo vit nga të gjitha ngjyrat dhe klasat.

Që kur është shpallur park shtetëror, në këtë vend janë gjetur mbi 29 mijë diamante. Hyrja brenda këtij parku kushton shumë lirë dhe është një mundësi e artë.

Përveç diamanteve, vizitorët kanë gjetur ë gurë gjysmë të çmuar si ametisti, agati, dhe jasperi ose afërsisht 40 minerale të tjera të tilla si garnet, phlogopite, kuarc, baryte, dhe kalcite./gazetametro.net

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img