Nesër nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombëve.
Skuadra e Kosovës nesër do të jetë pa shumë yje të kombëtares, transmeton Indeksonline.
Lojtarë si Milot Rashica, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Leart Paqarada etj nuk janë lejuar nga klubet e tyre që të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë, pasi Kosova është një vend me rrezikshmëri të lart të infektimit me koronavirus.
Për shkak të kësaj, trajneri Bernard Challandes do të përballet me mungesë të shumë lojtarëve.