Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi përmes një postimi në Instagram ka dhënë një premtim se titullin do ta fitojnë meritorët dhe jo skuadrat që po bëjnë matematika.
“Titullin do ta merr meritori, jo matematikani, ju premtoj” ka shkruar ndër të tjera Munishi, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se bashkë me Ballkanin janë babat e futbollit në Kosovë.
Kur kanë mbetur edhe dy gjiro deri në fund, skuadra e Ballkanit është dy pikë larg vendit të parë dhe ka mundësi të madhe që ta fitoj titullin historik.