Është zhvilluar dje derbi më i zjarrtë në Kosovë mes Gjilanit dhe Dritës.
Ky ballafaqim u mbyll me rezultatin e barabartë, 1-1. Golin për Dritës e realizoi Ron Broja në pjesën e parë, kurse Mevlan Zeka e barazoi nga penalltia, raporton Gazeta Enigma.
Kjo penallti e referuar nga Gramos Shala u diskutua shumë pas ndeshjes, pasi që kishte ankesa të shumta nga kampi ‘bardhekaltër’.
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’, Ismet Munishi e ka komentuar këtë situatë duke thënë që më shumë është te penalltia.
Sponsored by MonadPlug
“Në këtë aksion kanë qenë dy momente diskutabile. Momenti i parë është a ka qenë faull dhe momenti i dytë a ka prekje me dorë. Në këto raste mbrojtësi ka përparësi, por Mevlan Zeka në kufij në faullit ka vepru, më shumë ka qenë një hedhje e mbrojtësit të Dritës. Kjo nuk ka qenë faull. Ne e shohim që topi preket me dorë, më shumë jam që është penallti”, tha Ismet Munishi.
Drita tashmë e ka humbur vendin e parë. “Intelektualtët” kanë 67 pikë, kurse Ballkani në vendin e parë ka mbledhur 69 pikë.
SC Gjilani zë vendin e tretë me 52 pikë të mbledhura, matematikisht i duhet edhe një pikë për t’i siguruar garat evropiane.