Trajneri i futbollit i shndërruar në analist,
Ismet Munishi nuk po kursen lavdet për vete e në anën tjetër akuzon ish-shokët për servilizëm.
Në realitet Munishi duket servili më i shquar i kësaj shoqërie!
Munishi nuk përton të ‘shtyhet’ me analistët e penalistë që ia prishin ‘tymin e duhanit’ por është servili më i madh i bashk-analistit në T7, duke ia mbajtur ‘zhagin’ si për analistë po ashtu edhe për punën e tij si trajner!
Munishi dihet që kritikon edhe trajner kampion pa asnjë arsye, por servilizmin e tij të skajshëm e shpreh ndaj presidentëve të klubeve!
Për suksesin e një skuadre e lavdëron një president derisa nga xhelozia kritikon vend e pa vend trajnerin kampion.
Trajneri i shndërruar në analist, së fundi në një intervistë qenka ankuar se si kudo që është ai skuadra dëmtohet!
Kujtojmë që Munishi sa ishte pjesë e FC Ballkani, kjo skuadër për kundër investimeve të mëdha nuk ia doli të luaj as në Evropë se titulli ishte veç ëndërr. Por me largimin e tij dhe ardhjen më vonë të Ilir Dajës, skuadra fitoj titullin dy herë radhazi si dhe pjesëmarrjen në grupet e Conference League.
A ia paska inati dikush klubit, për të cilin çdo herë arsyetohet e ankohet trajneri apo puna e tij del të jetë e dështuar!
Thuajse histori e njëjtë edhe me Ferizaj, e mori skuadrën për tu rikthyer në elitë, por pas rezultateve katastrofale, Ferizaj ndau rrugët me të. Menjëherë Ferizaj mori vetën dhe është skuadra më serioze për tu rikthyer në elitë!
Edhe këtë radhë është dëshmi se asnjë skuadër nuk dëmtohet por faji gjendet aty!
Munishi paska shkuar aq larg në intervistë, sa paska deklaru se titulli fitohet në kombinim fushë e gjelbër – tavolinë!
Ai kishte fituar një titull (2014) me Vushtrinë por për atë trofe vazhdimisht e potencon si storie suksesi e nuk i shkon mendja ta vlerësoj edhe atë titull si të padrejtë!
Në fund kujtojmë se Munishi është ndër trajnerët e rrallë që ishte dënuar nga FFK sa ishte pjesë e Dritës, kur kishin dal xhirimet duke folur në tavolinë ku ishte ai për ndeshje të kurdisura!
Pas vërtëtësisë së videos, vet Munishi kishte pranuar që ishte i involvuar derisa atë botë masë e parë ishte suspendimi. Kështu kishte thënë ai për Klan Kosova:
“Pavarësisht që nuk jam pjesë e Dritës, për mua është me rëndësi që deri në fund të sezonit të kenë rezultatet të mira”.
“Në momentin që unë jam larguar e kam marrë përgjegjësinë 100 për qind, edhe pse kjo ka ndikuar në futbollistët e mi”.
“Më ka ardhur keq nga futbollistët dhe tifozët, pasi unë kam qenë i involvuar aty dhe kjo ka ndikuar”, ka thënë Munishi në emisionin Sports Show të Klan Kosovës.