Afrim Muqiqi edhe një herë pati kritika për Ismet
Munishin. Kritika pati edhe për të gjithë trajnerët tjerë, por pa përmendur emra.
Njëri prej aksionarëve të Prishtinës, Muqiqi kritikoi më shumë trajnerët se sa kryesinë e klubit për dështimet e mëdha të klubit kryeqytetas gjatë këtyre viteve të fundit, shkruan Futbollikosovar.net.
Megjithatë, me theks të veçantë ai thumboi Ismet Munishin. Në emisionin “Ekipi A”, Muqiqi pati një ndërhyrje telefonike të drejtpërdrejtë, ku u tregua kritik i ashpër me fjalët e tij.
“Secili trajner që ka ardhur në Prishtinë ka ardhur me kërkesa dhe pompozitet. Nuk mund t’i bëjmë trajnerë të mëdhenj me dy apo tre lojë. Sa i përket trajnerit të shkarkuar, edhe pse e kam mik shumë të mirë Ismet Munishin, mendoj se nuk është i duhuri. Prishtina ka peshë shumë të madhe. Mendoj se me deklarata pompoze në media “unë jam më i miri, unë jam baba, unë jam Cruyffi, unë jam ai” – nuk mbahet klubi. Mendoj dihen si në Prishtinë, si në klubet tjera ku ka qenë. Është djalë shumë i mirë, por sa i përket marrjes së timonit të Prishtinës është i paduhuri dhe doli ashtu siç kam thënë unë”, nënvizoi ai.
Njëherësh Muqiqi tha se gjatë këtyre katër viteve nuk është shumë i involvuar në klub, anipse shtoi se e kishte lënë klubin në gjendje të përsosur.
“Nga viti 2019 e këndej nuk jam i kyçur aktiv në klub. Atëherë klubin e lashë në gjendje fantastike. Me ardhjen e shumë trajnerëve u bënë shumë ndryshime dhe mendoj se ky është mossuksesi i klubit. Gabimet janë shumë trashanike prej shumë trajnerëve, duke mos përjashtuar edhe kryesinë”, tha ai.
Emisionin “Ekipi A” mund ta ndiqni këtu: