spot_img

Murati: Me hyrjen e ligjit në fuqi, zyrtarisht rritet paga minimale pas më shumë se një dekade

spot_img

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekade.

“ Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, përfundimisht hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekade. Një ndryshim tjetër me rëndësi, dhe njëkohësisht edhe përmbushje e njërit nga premtimet tona, është që paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi”, ka thënë Murati.

Pra me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro (nga 80 sa ishte).

“Me fjalë tjera, të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi”, ka shkruar Murati në Facebook.

NGJARJE TË TJERA

spot_img