Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shfaqur shumë e ashpër ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me raportimet se ai qëllimisht nuk ka nënshkruar kontratën me Pfizer për ardhjen e vaksinave.
Madje, me anë të një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur Vitinë “ministër vdekja”, shkruan lajmi.net.
Ajo tutje e ka pyetur Vitinë, duke i thënë se a e ka të qartë se lënia qëllimisht e njerëzve pa vaksinim është krim kundër njerëzimit.
Postimi i plotë:
Minister Vdekja
A e ke te qartë qe lenia qellimisht e njerezve pa vaksionim është krim kunder njerzimit?
Dorheqja është më e pakta që duhet të bësh.