Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, ka reaguar pas letrës së Biden drejtuar presidentit serb Aleksandar Vucic, në të cilën i kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Mustafa, në një postim në Facebook, tha se SHBA’të përkrahin Kosovën edhe gjatë kohës së fushtatës.
Ai shtoi se SHBA’të i njohin vlerat e qeverisjes Hoti.
”Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë’’, shkroi Mustafa.
Sot, presidenti amerikan Joe Biden i dërgoi letër presidentit serb në të cilën i kërkoi njohjen reciproke, letër kjo që zgjoi reagime të shumta nga liderët politikë kosovarë që e falënderuan presidentin Biden për përpjekjet e tij.
Ndërsa kjo letër zgjoi pakënaqësi të madhe te shteti serb, ku presidenti Vucic tha se kjo gjë nuk do ndodhte, pavarësisht kërkesës së Biden.