spot_img

Mutu i bindur se Rrahmani është sulmuesi më i mirë në Rumani

spot_img

Legjenda rumune Adrian Mutu është shprehur i bindur se Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në Rumani dhe i ka rekomanduar Rapid Bukureshtit t’i rezistojë ofertave dhe mos ta shesë.

Rrahmani 23-vjeçar ka impresionuar në sezonin e parë te Rapidi. Ka shënuar 16 gola në 20 ndeshje. Dhe ofertat për të duket se nuk mungojnë. Së fundmi është raportuar se Benfica është e gatshme të paguajë tetë milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa interes ka edhe nga Werder Bremeni i Bundesligës.

Mutu është shumë i kënaqur me Rrahmanin dhe thotë se është “9-shi” më i mirë i kampionatit rumun.

“Mendoj se është sulmues shumë i mirë. Mendoj se është ‘9-shi’ më i mirë në kampionatin tonë. [Largimi] më pak varet nga Rrahmani, por nga planet që Rapidi ka bërë për të ardhmen. Sezonin e kaluar patën sulmues si Dugandziq, tash e kanë Rrahmanin dhe mendoj se do të ishte mirë ta mbajnë. Edhe nëse Rapidi po kalon kohë të vështirë dhe shumë njerëz prisnin që ekipi të ishte kampion ose të luftonte për titullin deri në fazën e fundit, mendoj se në përgjithësi është në objektivat e veta”, ka thënë ai, shkruan “DigiSport”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img