Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila është duke e drejtuar seancën e Parlamentit të Kosovës, e ka quajtur, deputetit të PDK’së, Bekim Haxhiut me emrin, Kamishi, i cili ka reaguar menjëherë, shkruan Gazeta Metro.
Nagavci përderisa po kryeson seancën e Kuvendit, deputetit, Bekim Haxhiut, ju ka drejtuar me emrin Kamishi, nofkë kjo që deputeti e ka bartur gjatë luftës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se për ju zonja Nagavci jam Bekim Hxhiu, deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.
“Në parlament jam Bekim Haxhiu, edhe për ju zonja Arbërie Nagavci dhe të gjithë këtu. Edhe pse me krenari e kam mbajtur nofken ‘Kamishi’ gjatë luftës”, ka thënë ai.