Trajneri Armend Dallku më nuk do të jetë trajner i skuadrës së Dukagjinit.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptar edhe skuadra e Dukagjinit kanë vendosur të vazhdojnë rrugën të ndarë ka konfirmuar për Albanian News Kryetari i klubit, Fabian Veseli.
Së bashku me Dallkun merret vesh se do të largohet edhe i gjithë stafi i trajnerëve, Artan Luzi dhe Agon Ramadani.
Gjatë qëndrimit të tij aty, ai ka arritur që Dukagjinin ta dërgojë sezonin e kaluar në garat evropiane, për herë të parë në histori të klubit.
Këtë edicion, Dukagjini me Dallkun arriti ta përfundoj stinorin në vendin e shtatë me 45 pikë të grumbulluara.
Më parë, ka udhëhequr me sukses skuadrën e Prishtinës, me të cilët kishte fituar Kupën e Kosovës.
Në ditët në vazhdim pritet të zgjedhet trajneri dhe stafi i ri i skuadrës klinase!