spot_img

Ndalet Ballkani nga Hamruni, synon kualifikimin në ndeshjen e kthimit

spot_img

Ballkani ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj ekipit maltez Hamrun në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Ligën e Konferencës.

Therandasit patën dominim absolut sa i përket posedimit të topit gjatë fraksionit të parë të ndeshjes, por nuk arritën ta gjejnë golin e avantazhit.

Hera e parë kur Ballkani rrezikoi portën e mysafirëve ishte në minutën e 12-të me anë të Arbër Potokut, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Mundësinë më të mirë për gol në këtë pjesë e pati mesfushori Lindon Emërllahu, i cili në minutën e 20-të u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.

Ballkani sërish iu afrua golit, kësaj radhe me anë të Marsel Ismajlgecit i cili në minutën e 22-të e detyroi portierin Bonello që të intervenojë.

Mysafirët në ndërkohë e patën të vështirë të qarkullojnë topin në këtë pjesë të parë, për shkak të presionit të madh që ushtruan lojtarët e Ballkanit.

Një tjetër rast i mirë shënimi për Ballkanin erdhi krejt në fund të pjesës së parë, kur Arbër Potoku me një gjuajtje jashtë zonës iu afrua seriozisht golit.

Dominimi i plotë i Ballkanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, teksa therandasit shtuan përpjekjet e tyre për të gjetur golin, por pa rezultat.

Walid Hamidi rrezikoi i pari në minutën e 62-të, por portieri mysafir Bonello intervenoi duke mos lejuar që të mposhtet.

Ballkani erdhi sërish në shprehje vetëm disa minuta më vonë, kur Bernard Karrica (66’) iu afrua golit megjithatë sërish reagoi portieri i mysafirëve.

Deri në fund të besuarit e Ilir Dajës rrezikuan edhe në dy raste të tjera me Engjëll Ajazaj dhe Bleart Tolaj, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Hamrunit do të luhet një javë më vonë më datë 30 korrik në Maltë me fillim nga ora 20:00

NGJARJE TË TJERA

spot_img