Një gjykatës federal i Mexico City ndaloi ekstradimin e Ovidio Guzmán në Shtetet e Bashkuara të premten.
Ovidio Guzman, djali i Joaquin “El Chapo” Guzmán, i dyshuar si lider i kartelit të drogës u arrestua të enjten në një operacion intensiv në Meksikën veriore që çoi në vdekjen e 29 persona.
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ekstradimin e Guzman për trafik droge dhe kanë ofruar deri në 5 milionë dollarë për informacionin për kapjen e njeriut që ata thonë se është “një anëtar i lartë i kartelit Sinaloa”.