Është ndërprerë ndeshja në mes të PSG-së dhe Basaksehir në Ligën e Kampionëve.
Kjo ka ndodhur në minutën e 23-të të ndeshjes pasi gjyqtari i katërt përdori fyerje raciste ndaj një zyrtari të klubit turk.
Klubi turk ka refuzuar të kthehet në fushë pasi që e zyrtari i klubit e ka dëgjuar derisa gjyqtari i katërt i ka thënë gjyqtarit kryesorë “ndëshkoje zezakun”.
Kjo nuk është parë më herët në një garë aq të rëndësishme dhe gjyqtari kryesor vendosi të ndërpres ndeshjen. /IndeksOnline/