spot_img

Ndërroi jetë ish-futbollisti Sadik Rrahmani, FFK dërgon telegram ngushëllimi

spot_img

Ish-futbollisti i disa skuadrave kosovare, Sadik Rrahmani, vdiq të dielën. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, por edhe ish-skuadra e tij Trepça’89.

Rrahmani ishte shquar gjatë karrierës si futbollist ndër të tjera te Trepça dhe Prishtina. Ai kishte luajtur edhe për disa skuadra tjera, ndërsa pasi mbylli karrierën si futbollist, vazhdoi karrierën si gjyqtar futbolli.

Ai së fundi ishte trajner i grupmoshave të reja te Trepça ’89.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Sadik Rrahmani, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Sadik Rrahmani si futbollist u shqua me talentin dhe lojën e tij të jashtëzakonshme në fanellën e Trepçës dhe atë të Prishtinës, por edhe disa klubeve tjera, teksa pas përfundimit të karrierës si lojtar i shërbeu futbollit tonë me përkushtim edhe si gjyqtar. Me profesionalizmin dhe autoritetin e tij, Sadiku edhe si gjyqtar ishte ndër më të respektuarit në vendin tonë. Në vitet e fundit, ai dha kontributin e tij si anëtar në Komisionin e delegimit të gjyqtarëve në FFK, duke ndihmuar në rritjen e standardit të ndarjes së drejtësisë në futbollin tonë, teksa përvojën e tij si futbollist e barti tek gjeneratat e reja të Trepçës’89 edhe si trajner. Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e futbollit në përgjithësi. Vepra dhe kontributi i tij do të kujtohen gjithmonë dhe do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e reja. Sadiku ishte njeri i urtë, punëtor i palodhshëm dhe personalitet me vlera të mëdha humane, andaj si i tillë do të kujtohet përherë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img