spot_img

Ndërroi jetë nga kanceri, fëmijët e këngëtarit të njohur në sherr për gurin e varrit

spot_img

Këngëtari i njohur i muzikës turke, Turgut Karataş ndërroi jetë një muaj më parë, në dhjetor.

61-vjeçari nga Ankaraja po trajtohej prej kohësh nga kanceri në mushkëri.

Por në mediat turke është bërë kryefjalë sherri mes 5 fëmijëve të tij, pas vdekjes së babait.

Në fakt, këngëtari turk ka patur konfikte më fëmijët e tij, ku përveç Eylem Boran, hodhi poshtë të tjerët pak para vdekjes.

Ai tha: “Kanë 27 vjet që jetojnë me paratë e mia, a kanë fituar ndonjëherë para vetë?”.

Konflikti mes motrave është zhvilluar edhe në rrjetet sociale. Eylem Boran kishte shkruar “Babai im i dashur” në gurin e varrit të të atit.

Özlem Sülü shkoi në varreza dhe ndryshoi mbishkrimin në “Babai ynë i dashur” dhe bëri deklaratën e mëposhtme:

“Nuk është vetëm babai yt, ai ka pesë fëmijë. Përderisa ju shkruani “Babai im”, unë do të shkruaj “Babai ynë”. Le të prehet në paqe babai im në varrin e tij”.
Eylem Boran fajësoi motrat e saj në një postim duke thënë: “Ju keni luajtur me trupin e gjallë të babait tim, unë nuk do të luaj me të vdekurin e tij. Nëse babai im është sot në tokë, kjo është puna juaj. Kanceri nuk e shkatërroi babanë tim, mosmirënjohja juaj e shkatërroi. Ata që nuk kanë ardhur në varr për 15 ditë, nuk mund të vijnë sot dhe të ndryshojnë shkrimin në gurin e varrit”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img