Ka ndërruar jetë boksieri i famshëm kulumbian Luis Quinonez në moshën 25- vjeçare.
Ai ishte në koma për pesë ditë pas një goditje fatale që mori në ring e që njëherësh ishte humbja e parë në karrierën e tij, transmeton Demokracia.com.
Fundjavën e kaluar kolumbiani u përball me Jose Munoz (21), një luftëtar i pamposhtur deri atëherë, në një për titullin kampion kombëtar. Quinonez, jo vetëm që u mposht për herë të parë, por dje, pas pesë ditësh në koma të induktuar, vdiq.
Boksieri kolumbian është rrëzuar përtokë pas goditjeve që ka marrë nga kundërshtari i tij në raundin e 8-të. Në fillim, situata nuk dukej aq serioze, por ai u dërgua me urgjencë në një spital në Barranquilla, ku u fut në një koma të induktuar.
Ky nuk është rasti i parë i vdekjes së një boksieri këtë vit. Një tragjedi e ngjashme ka ndodhur më herët në Afrikën e Jugut. Disa muaj më parë, boksieri afrikano-jugor Simiso Buthelezi (24) vdiq pasi pësoi lëndime në tru në një ndeshje në peshë të lehtë kundër bashkatdhetarit të tij Sifesihle Mntungëa.