Ka ndërruar jetë njëra nga të lënduarat në shpërthimin në Ferizaj, Fatime Haxhidema që ndodhi muajin e kaluar.
20 vjeçarja më 7 janar ishte nisur për tu trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti t’ia dal.
Ndryshe, si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar 44 persona që ishin brenda lokalit, mesin e të cilëve klientë e punonjës.
Në bazë të hetimeve preliminare të zhvilluara nga organet e ndjekjes dhe hetuesisë del se shkaktar i këtij shpërthimi ishte bombola 25 litërshe e krisur.