Ka filluar realizimi i projektit “Ndërtimi i trotuareve në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës “, projekt i cili është financuar nga Komuna e Fushë-Kosovës.
Në teren fillimisht është duke u punuar në Lagjen “Kolonia” në Fushë-Kosovë ku parashihet të rregullohen hapësirat para hyrjes në ndërtesa, shtigjet për këmbësor, parkingje për automjete si dhe sipërfaqet e gjelbëruara.
Projekti është në realizim e sipër ku pritet të përfundoj së shpejti.