Së shpejti pritet të filloj punën Objekti i ri shëndetësor në Miradi të Epërme i cili tani është në fazën e furnizimit me pajisje mjekësore që ka për qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme të punës dhe pritjet do të jenë në drejtim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në kujdesin parësor.
Prioritet i stafit mjekësor do të jetë kujdesi për të përmirësuar shëndetin e 1600 banorëve në këtë lokalitet.
Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë të investojë në projekte kapitale që kanë arsyeshmëri ekonomike-sociale.