Crvena Zvezda nga Beogradi është ekipi që do të jetë mysafir i klubit futbollistik Tirana, në fazën e dytë të kualifikimeve për “Champions League”.
Lajmi ka marr jehonë të madhe në mediat serbe dhe kjo për përvojën jo të mirë, sipas tyre, me Shqipërinë në kualifikimet për kombëtaret.
“Nuk duhet të paralajmërojmë se do të ketë shumë tensione. Mjafton që të kujtojmë se çfarë ndodhi para 6 viteve, kur dueli mes përfaqësueses së Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u ndërpre shkaku i dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe, të cilën në stadium e zbriti Ismail Morina”, shkruan “Kurir.rs”, transmeton JOQ Albania.
Ndeshja do të zhvillohet më 25 gusht, ora 20 në “Air Albania” në Tiranë dhe pa shikues.