Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 23-të kampionale.
Ndeshja kryesore do të jetë në derbin mes Prishtinës dhe Ballkanit që luhet të shtunën nga ora 13:00.
Gjyqtar kryesor në duelin që pritet të zhvillohet në Lipjan është Genc Nuza me dy ndihmësit e tij Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci.
Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet edhe në Anamoravë. Llapi viziton Gjilanin për t’u ndeshur me Dritën.
Kjo përballje i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka. Ai do të ndihmohet edhe nga dy asistentët Meriton Berisha dhe Visar Kelmendi.
Në Mitrovicë, përballen dy skuadrat e pjesës së poshtme në renditje, Trepça 89’ dhe Malisheva. Visar Kastrati do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, i ndihmuar nga Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni.
Më poshtë ju sjellim delegimet e plota të gjyqtarëve për xhiron e 23-të.