Dhuna familjare vazhdon të jetë prezentë në familjes shqiptare. Rasti i fundit ishte në Gjakovë, ku në vend të festës për ndodhi e kundërta.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas një njoftimi për media thuhet se i pandehuri A.J, i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij, të cilët pas një mosmarrëveshje në lidhje me organizimin e ditëlindjes së vajzës së tyre, i pandehuri në një moment fillon që ta sulmoj të dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë të ndryshme të trupit.
“Prokuroria në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.J., i shkakton lëndime trupore te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, S. J., ku pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, ne lidhje me organizimin e ditëlindjes se vajzës së tyre, i pandehuri në një moment fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë te ndryshme te trupit”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas njoftimit prokurori i rastit ndaj të pandehurit A. J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
“I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 22 gusht 2022”, thuhet në njoftim.