spot_img

Në ditëlindjen e 65-të të Fadil Vokrrit, Agim Ademi: La trashëgimi që flet çdo ditë

spot_img

Sot, më 23 korrik, Fadil Vokrri do të festonte 65-vjetorin e lindjes — por edhe pse fizikisht nuk është më në mesin tonë, kujtimi për të mbetet i gjallë dhe i paharruar në çdo faqe të historisë së futbollit kosovar.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë me fjalë prekëse dhe mirënjohje të thellë për trashëgiminë që la pas.

“Fadili nuk ishte thjesht një emër i madh në sport. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me pasion të madh për futbollin dhe me dashuri të madhe për vendin. Vokrri jetoi pak, por la trashëgimi të madhe. Vepra që flasin ende, çdo ditë, në çdo stadium dhe në çdo fanellë. Fadili nuk është fizikisht me ne tash e 7 vjet, por ai mbetet i pranishëm në çdo hap që ne bëjmë përpara,” shkruan ndër të tjera Ademi.

Fadil Vokrri nuk ishte thjesht kapiten i skuadrës kombëtare të një populli të paidentifikuar ndërkombëtarisht  ai ishte zëri, zemra dhe shpirti i një Kosove që ëndërronte të bëhej pjesë e familjes futbollistike ndërkombëtare. Dhe falë përkushtimit të tij të palëkundur, ajo ëndërr sot është realitet.

Shtatë vjet pas ndarjes nga jeta, hijet e mungesës së tij ende ndihen, por ajo çfarë ka lënë pas është shumë më e madhe: një histori që frymëzon, një rrugë e ndriçuar për brezat që vijnë dhe një emër që nuk harrohet kurrë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img