Bayern Munich do të ndeshet sonte me Leipzigun, në finalen e Superkupës së Gjermanisë.
Në “Allianz Arena”, bavarezët do ta presin Leipzigun, në kërkim të trofeut të parë sezonal.
E trofeun e parë në karrierë sonte mund ta fitojë edhe Harry Kane.
Sulmuesi anglez u zyrtarizua sot te Bayern Munich dhe ka mundësi qysh në ditën e parë ta bëjë atë që nuk e bëri në Tottenham gjatë tërë karrierës.