Të premten në mëngjes parashihet të krijohen ngrica të dobëta, kryesisht rreth viseve malore, ndërsa mjegulla do të shfaqet sërish në disa ultësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.