Pas shifrave alarmante të të infektuarve, ku çdo ditë raportohen mbi 1 mijë raste të reja, Komiteti Teknik ka hedhur idenë për masa ekstreme.
“Gazeta SHQIP” mëson se shtrëngimi i masave që pritet të behet me dije ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë është zgjerim i orës policore, që do nisë nga 18:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.
“Gazeta SHQIP” raporton se pritet karantinë totale në fundjavë. Siç ndodhi në muajin mars të një viti më parë.
Pavarësisht zërave vendimi do të mësohet nesër nga komunikimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Shqiperisë.