spot_img

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhirosë së gjashtë të volejbollit kosovar

spot_img

Java e gjashtë në elitën e vajzave në volejboll, do ta sjellë vëmendjen në kryeqytet, ku Prishtina ‘75 do ta kërkojë revanshin, për humbjen e parë të sezonit, që e pësoi nga Fushë Kosova.

Skuadra nga Fushë Kosova, poashtu sivjet me një nismë të mbarë, e ka vënë veten me të drejtë në mesin e favoritëve.

Ndeshja Prishtina ‘75 – Fushë Kosova, zhvillohet të shtunën nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Edhe dy ndeshjet tjera të xhiros së gjashtë, do të zhvillohen të shtunën.

Drita e pret Fer Volley, nga ora 19:00 në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, kurse Skenderaj luan si vendas, ku e gostit Kastriotin, në ndeshjen e orës 20:00.

E diela do të sjellë tri ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën A për meshkuj.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në “Karragaçi” të Pejës, ku kampioni KV Peja e pret skuadrën gjilanase KV Drita, në takimin e orës 20:00.

Një orë më herët luhen edhe dy ndeshjet tjera të së dielës, ku Skenderbeu e pret Golden Eagle Therandën, kurse Ferizaj takohet me Ulpianën.

🔗 Orari, rezultatet dhe tabela në kohë reale, gjenden në linkun 🔽

https://fvkos-web.dataproject.com/CompetitionMatches.aspx?ID=6&PID=6

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img