spot_img

Në Fushë-Kosovë sot është shënuar 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

spot_img

Aktivitetet filluan me mbjelljen e drurëve dekorativ në hapësira publike të qytetit nga nxënësit e shkollës fillore “Mihal Grameno”.

Bashkë me nxënësit ishin edhe zyrtarë komunal të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës, z. Fadil Krasniqi, i cili duke iu uruar nxënësve1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, tha se jemi sot këtu për të shënuar këtë ditë si një nga ditët më të veçanta që ka të bëj me fëmijët si një rikujtimin për të drejtat e tyre.

Pas fjalës së rastit nënkryetari Krasniqi bashkë me nxënësit mbollën drurë dekorues, që për këtë rast i siguroi kompania e njohur për ndërtim “Al Trade”.

Një aktivitet tjetër për nder të ditës së fëmijëve u shënua në shkollën fillore “Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe në të cilën është organizuar gara me biçikleta, e ku morën pjesë një numër i madh i nxënësve si dhe përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Për fituesit e kësaj gare DKRS siguroi kupa dhe mirënjohje ndërsa Federata e Triathlonit për nxënësit e klasave të para ofroi dy biçikleta si shpërblim për dy vendet e para.

NGJARJE TË TJERA

spot_img