Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, njofton se sot në këtë komunë është konfirmuar vetëm një person me COVID-19.
Rasti pozitiv është nga fshati Dubovikë, njofton kryetari.
“Deri më sot, në komunën tonë janë identifikuar 85 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 51 të shëruar plotësisht dhe 34 raste janë akoma aktive”, njoftoi Ramosaj.