Aktualisht Kosova numëron 3406 raste aktive të të prekurve me Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, thuajse në vazhdimësi ka prirë në listën e komunave më më së shumti raste, ajo e Prishtinës dhe e cila ka gjithsej 1 mijë e 95 raste aktive.
Mirëpo cila komunë po ‘mbahet’ mirë dhe s’po lejon virusin të përhapet.
Është komuna e vogël e Mamushës, e cila aktualisht ka vetëm 1 rast aktiv. Kjo komunë e banuar me qytetarët të komunitetit turk, ndonëse nuk ka shumë banorë, është rast i mirë për tu marrë shembull.
Në vitin 2008 Mamusha u shndërrua në Komunë dhe është ndër komunat më të vogla në Kosovë. Shndërrimi i saj në komunë u bë në kohen e decentralizimit. Mamusha është vendi i vetëm në Kosovë me shumicë Turke 93.1 %