spot_img

Në Kosovë mbahet ‘Miss Quarantine of the World’, pjesëmarrëse vajzat nga shumë vende të Botës

spot_img

Agjencioni më i madh ndërkombëtar i modës, Gecjan Fashion Group, me producent Ilir Geci, sjellë për herë të parë një spektakël të bukurisë në nivel botëror të realizuar në kushte të karantinës.

Të gjendur në rrethanat e vetizolimit, shkaktuar nga Pandemia COVID 19, e cila po sfidon jo vetëm Kosovën por të gjithë globin, Gecjan Fashion Group ka vendosur të realizoj një spektakël krejt të veçantë, si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga mënyra e realizimit.

Gecjan Fashion Group në vazhdimësi është angazhuar për t’i dhënë botës së bukurisë dhe të modës ide e projekte të reja origjinale, prandaj edhe në këto rrethana jemi të përkushtuar që të gjejmë mundësitë më të sofistikuara për të realizuar një spektakël garues të bukurisë online në nivel Global u shpreh Producenti i Gecjan Fashion Group, Ilir Geci.

Geci po ashtu deklaroi që përgatitjet janë në fazën finale dhe shumë shpejt pritet realizimi i këtij spektakli i cili është i vetmi spektakël i bukurisë që realizohet në gjithë botën në këtë kohë, ai falenderoi dhe bashkëpunëtoret tij, Radio Televizonin 21, Tugce Sarykaya Dagistan dhe Miki Crnokrak, që u angazhuan në këtë projekt Global

Miss Quarantine of the World, do të realizohet online, me pjesëmarrjen e një jurie profesionale e përbërë nga ekspert të Botës së modës dhe bukurisë si Tugce Sarykaya Dagistan modelja më e mirë në Turqi dhe aktore e shumë filmave dhe serialeve atje, Miki Crnokrak nga Crnokrak Studio, Kosovare Halimi Modele dhe imazh i Gecjan fashion Group dhe fituesen e Balkan Best Models, Ylber Kelmendi Gazetar nga Albanian show dhe Ahmet Gunes koreograf në shumë evente të modës në Botë, të cilët do të bëjnë vlerësimin e konkurrenteve live.

Pretendentët për Miss Quarantine of the World, do të jenë pjesë e këtij spektakli përmes pjesëmarrjes online. Ato do të prezantohen sipas radhës para jurisë profesionale përmes platformës online, ku edhe do të vlerësohen për bukurinë dhe elegancën e tyre.

Në fazën e parë të spektaklit kanë marrë pjesë mbi 200 pretendente nga shumë vende të Botës.

Juria fillimisht, ka bërë përzgjedhjen e 50 vajzave për fazën e dytë, ndërsa në finale do të arrijnë gjithsejtë 15 vajza nga vende të ndryshme të Botës të cilat do të jenë në garë për më të bukuren e botës në kohë karantine.

Ky spektakël i bukurisë është i vetmi eveniment i modës në Botë që realizohet në këtë kohë dhe do të transmetohet ne RTV21 si partner medial i këtij eventi, po ashtu paralelisht do të transmetohet live përmes rrjeteve sociale si dhe nga media të ndryshme ndërkombëtare.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img