Vedat Muriqi do të mbajë fanelën me numrin 94 te Lacio, viti i tij i lindjes 1994. Futbollisti më i ri i bardhekaltërve u prezantua në ambjentet se klubit italian së bashku me drejtorin Lacios Igli Tare.
Vetë Tare mori përsipër blerjen e sulmuesit të Kosovës nga Fenerbahçe. Operacioni kushtoi rreth 20 milionë euro dhe futbollisti firmosi kontratë 5 vjeçare.